Pas sulmeve të natës së kaluar, Irani i përgjigjet Izraelit, autoritetet: Kemi aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore

21/03/2026 17:07

Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftojnë se kanë identifikuar raketa të lëshuara nga Iranin drejt vendit të tyre gjatë ditës së sotme.

Në një përditësim të publikuar në Telegram, IDF bën të ditur se sistemet mbrojtëse ajrore janë aktivizuar për të kapur kërcënimin.

Sipas njoftimit, një “alarm paraprak” u është dërguar banorëve në zonat e rrezikuara, megjithëse nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi vendndodhjet specifike.

Ndërkohë ky sulm vjen pasi Izraeli goditi Iranin gjatë natës, duke shënjestruar disa objektiva kryesore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB