Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari Departamenti i Shtetit këshillon të gjithë amerikanët në mbarë botën, veçanërisht ata në Lindjen e Mesme, të tregojnë kujdes të shtuar.
Ky paralajmërim vjen pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran. Shtetasit amerikanë duhet të ndjekin udhëzimet e sigurisë të publikuara nga ambasadat dhe konsullatat më të afërta.
Njoftimet paralajmërojnë se mund të ketë ndërprerje udhëtimesh për shkak të mbylljeve të përkohshme të hapësirës ajrore.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan “Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore“.
Top Channel