Gjermania lehtëson eksportin e armëve për Gjirin Persik dhe Ukrainën 21/03 10:33
Objekti bërthamor i Natanz në Iranin qendror është shënjestruar përsëri nga sulme të reja, njoftoi Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, duke theksuar se nuk ka rrjedhje të materialeve radioaktive.
Sipas deklaratës së publikuar në mediat iraniane, janë kryer vlerësime teknike dhe të specializuara pas sulmit, të cilat konfirmojnë se nuk ka ndotje radioaktive dhe nuk paraqitet rrezik për banorët në zonat përreth.
Organizata iraniane dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si shkelje të Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore.
AEOI kishte raportuar edhe më herët për një sulm ndaj të njëjtit objekt, duke deklaruar më 3 mars se nuk ishte regjistruar asnjë rrjedhje radioaktive pas incidenteve të mëparshme.
Top Channel