Kategoria e Parë/ Nuk ka fitues në Fier, Apolonia dhe Lushnja ndajnë pikët në një barazim pa gola
21/03/2026 17:20
Kategoria e Parë e futbollit shqiptar vazhdoi me javën e 28-të, ku Apolonia dhe Lushnja u përballën në Fier në një ndeshje të cilën e mbyllën pa gola.
Edhe pse gjatë sfidës nuk munguan pretendimet për penallti, asnjë nga skuadrat nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.
Barazimi nuk i ndihmon veçanërisht asnjërës, pasi të dyja ekipet qëndrojnë ende në zonën “play out”.
Aktualisht, Apolonia mbetet 4 pikë pas Lushnjës, ndërsa skuadra të tjera si Kukësi dhe Luftëtari kanë mundësi për të përfituar nga kjo situatë.
Rezultati përfundimtar:
Apolonia 0-0 Lushnja
Top Channel