Hodhi inerte në trotuar duke penguar lëvizjen e këmbësorëve, gjobë dhe procedim penal për 33-vjeçarin në Vlorë

21/03/2026 10:53

Një 33-vjeçar është proceduar në Vlorë, pasi hodhi inerte në trotuar duke bllokuar lëvizjen e këmbësorëve dhe ndotur ambientin.

Po ashtu, shtetasi me iniciale A.A., është gjobitur me 20 mijë lekë.

Ky shtetas, pasi kishte kryer punime rikonstruktive në banesën e tij, kishte hedhur inertet në trotuar, duke cenuar sigurinë dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve, si dhe duke ndotur mjedisin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal.

Paralelisht me veprimet procedurale të kryera nga Policia e Vlorës, këtij shtetasi, nga Policia Bashkiake Vlorë, në zbatim të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit urban, iu vendos masa administrative 20.000 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB