Pas sulmeve të natës së kaluar, Irani i përgjigjet Izraelit, autoritetet: Kemi aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore Qeveria gjermane i dha OK-in një autorizimi të përgjithshëm, i cili lehtëson eksportet e disa pajisjeve ushtarake drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Ukrainës.
Autorizimi i vlefshëm për gjashtë muaj, i krijon eksportuesve mundësinë që të përfitojnë nga leje më të shpejta eksporti, pa qenë nevoja të paraqesin më parë një kërkesë për eksport pranë Zyrës Federale për Ekonominë dhe Kontrollin e Eksporteve.
Ministrja e Ekonomisë, Katherina Reiche, argumentoi se sulmet e republikës Islamike ndaj shteteve të Gjirit Persik i kanë bërë urgjentisht të nevojshme pajisjet ushtarake atje, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen ajrore.
Ukraina gjithashtu ka nevojë në vazhdimësi për mbështetje ushtarake në këtë fushë. Vendet që përfitojnë nga ky autorizim përfshijnë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Kuvajtin, Bahreinin, Omanin dhe Ukrainën.
Sipas të dhënave lejohet eksporti i “mallrave për përdorim në mbrojtjen ajrore dhe mbrojtjen detare”.
Autorizimi përfshin gjithashtu edhe lejimin e shitjes së pajisjeve për mbrojtjen nga minat detare ose për neutralizimin e tyre.
Top Channel