Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, ulje të numrit të dënimeve

21/03/2026 19:50

Në Qarkun e Elbasanit, fenomeni i dhunës në familje vijon të mbetet shqetësues ,duke reflektuar problematika të thella sociale dhe ekonomike.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2025, janë regjistruar 252 raste dhune që kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje, nga të cilat vetëm 109 kanë përfunduar me dënim nga gjykata, çka tregon një hendek mes denoncimit dhe ndëshkimit të autorëve.

Një pjesë e madhe e rasteve, plot 171, vijnë nga zonat rurale, duke nënvizuar ndikimin e kushteve sociale, mungesës së aksesit në shërbime dhe mentalitetit tradicional.

Në shumicën dërrmuese të rasteve,  dhunuesi është burri, ndërsa një fenomen në rritje është edhe dhuna nga fëmijët ndaj prindërve, me 16 raste të evidentuara, kryesisht ndaj nënave në moshë të tretë.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është ulja e grupmoshës që denoncon dhunën, por dhe fakti që edhe pas divorcit gratë vijojnë të dhunohen nga ish bashkëshortet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB