Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë
Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, se do të ketë një referendum për numrin e deputetëve.
Ai u shpreh se do të ketë një ulje të numrit të deputetëve, teksa shtoi se ligji për referendumet i realizueshëm brenda këtij sesioni.
“Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS.
Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Nuk besoj se ka shqiptarë që do të thoshte se na duhen më shumë deputetë
Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve. Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni”, u shpreh Rama.
Top Channel