Pesë banorë në nominim/ Artani lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP, nuk takon asnjë nga konkurrentët e tjerë
Miri dhe Rogerti janë përplasur ashpër gjatë prime-it të sotëm me Stenaldon.
Pas një klipi ku të dy banorët shfaqeshin duke ‘e sulmuar’ Stenaldon, ndërsa i flisnin në vesh dhe i qëndronin para fytyrës, banori është shprehur se kjo gjë nuk i duket normale, marrë parasysh aftësitë e tij fizike, ndryshe nga të tjerët.
Mali: Rogerti këtu e ka filluar lojën duke u marrë me familjet tona. Është shumë i pakënaqur me veten e vet. Është dënuar me Zarf të Zi, ky është dënimi më i madh këtu brenda. Ai nuk ka të ndalur. Edhe Miri e bën këtë gjë, bëhet si sigurimi i Rogertit.
Stenaldo: Gjesti që të dy bëjnë duke ardhur në fytyrë është një provokim, duan reagim fizik. Unë i bëra disa komente, këta çohen, vijnë në fytyrë, thonë ato fjalët e tyre fyese që janë shumë të shëmtuara. Unë nuk e di a e vënë ndonjëherë veten në vendin tim.
Më vijnë në vesh në një mënyrë të shëmtuar, dy burra të mëdhenj vijnë ngjitur në fytyrë në mënyrë kërcënuese. Nuk më duket normale, as provokimet e jashtëzakonshme që bëhen në raport me diferencat e mia fizike.
Rogerti: Po ky kur ka ardhur tek unë?
Miri: Ishim duke bërë humor.
Stenaldo: Je i jashtëzakonshëm, thuaj të vërtetën. S’mund ta deformosh.
Miri: Po bënim batuta. I kemi shkuar te veshi sepse po bënim humor me zë të ulët. Nuk mund ta manipuloni ju situatën. Stenaldo më ka ardhur te krevati, më ka ndenjur një orë te veshi. Më ka thënë mua “baba i paaftë”.
Stenaldo: Nuk është e vërtetë.
Top Channel