Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Vendosim taksa për kalimin në Hormuz

20/03/2026 12:33

Hyrja e Vitit të ri pers u shënua nga një valë bombardimesh të Izraelit mbi Teheran.

Ushtria izraelite deklaroi se është duke shënjestruar “infrastrukturën” e qeverisë iraniane. Sulmi bëri që të akvitizoheshin menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin iranian.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Lindja e Mesme sot ka ndryshuar “kryekëput”. “ Izraeli tha ai, është “më i fortë”, ndërsa Irani më i dobët se kurrë”.

“Ne kemi krijuar me SHBA-në një bashkëpunim që nuk është parë ndonjëherë në histori. Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm midis meje dhe mikut tim të mirë, Donald Trump, është i paprecedent”, u shpreh Netanyahu.

Sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, Netanyahu tha se lufta “do të zgjasë aq sa të jetë e nevojshme”.

“Ka ende shumë punë për të bërë. Megjithatë, konflikti mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit”, shtoi ai.

Kreu i ekzektuivit izraelit u shpreh i bindur se pas 20 ditësh lufte, Irani “nuk ka aftësi për të pasuruar uranium dhe as për të prodhuar raketa balistike për momentin”. Mediat ndërkombëtare ndërkohë njoftojnë se Republika Islamike po planifikon të vendosë një taksë tranziti për anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Propozimi parashikon pagesa nga vendet që transportojnë naftë, gaz ose furnizime ushqimore. Ky zhvillim sipas ekspertëve rrezikon të kristalizojë një humbje strategjike të Trump-it, nëse ai tregohet i paaftë për të detyruar hapjen e ngushticës se Hormuzit: Irani iv endos kështu taksë liderit të taksave dhe të gjithë ekonomisë globale. Huthit në Detin e Kuq mendohet të kenë hedhur një hap të ngjashëm:  dyshohet se edhe ata kërkojnë një “taksë” tranziti dhe kush nuk paguan rrezikon të sulmohet, dhe në fakt, trafiku detar atje ka rënë me 65-70% krahasuar me vitin 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB