“Vëllai të takoi me xham në mes”/ Stenaldo përplaset me Rogertin, banori: Nuk e bëjmë gjakun ujë, të paktën s’jam si Mali

20/03/2026 13:45

Përplasjet e ashpra mes Stenaldos dhe Rogertit vazhdojnë ditë pas dite.

Të dy ata patën sërish një debat të ashpër me njëri-tjetrin, ndërsa Stenaldo i përmendi Rogertit takimin me vëlanë e tij, me të cilin nuk fliste prej vitesh.

Pjesë nga debati-

Rogerti: Unë jam i pastër. Unë kam vlera të tjera.

Stenaldo: Mos na flit për situata familjare, se na tregove historinë tënde dhe me zor erdhi të të fliste ai zotëria. Me xham midis. Ec ore se nuk je ti për të na dhënë këshilla. Xhami dopio.

Rogerti: Pse pranoi të shkoja dhe ta takoja?

Stenaldo: Po çfarë të bënte, taksirati.

Rogerti: Se është malësor. Nuk e bëjmë gjakun ujë. E dëgjove mirë. Të paktën nuk jam si ky (Mali).

Stenaldo: Ti na jep ndonjë këshillë kur luhet me ‘bet 500’, kur luhet me ‘bet 5000’, kur t’i biesh të kuqes, kur t’i biesh të zezës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB