U nda nga shokët e tij në orët e para të mëngjesit, gjendet i pajetë në Barcelonë studenti 20-vjeçar 20/03 09:55
Një zjarr shpërtheu në rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA.
“Rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët këtë mëngjes nga sulme armiqësore me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj”, tha agjencia, pas një sulmi në të njëjtin objekt një ditë më parë që kishte shkaktuar gjithashtu një zjarr.
Sulmi i sotëm në rafinerinë Mina Al-Ahmadi nuk shkaktoi viktima, por çoi në mbylljen e njësive në objekt, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për të kontrolluar zjarrin, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve kuvajtiane.
Top Channel