Nga Hollywood-i në politikë/ Lavdëronte drejtimin e tij, si Chuck Norris ndihmoi Trump në kandidaturën e vitit 2016
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten, ndërsa mëngjesin e sotëm u raportuar për një tjetër humbje në radhët e elitës iraniane.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se Gjeneral Major Ali Mohammad Naini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Sipas Gardës Revolucionare, Naini u vra në një “sulm terrorist frikacak amerikano-sionist në orët e para të së premtes, ditën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit”.
Po ashtu, Teherani goditi sërish Kuvajtin, ku rafineria Mina Al-Ahmadi, që i përket Kompanisë Kombëtare të Naftës së Kuvajtit (KNPC), u shënjestrua herët nëmëngjes nga sulme me dronë, të cilat shkaktuan zjarre në disa nga njësitë e saj.
Nga ana tjetër, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Kryeministri i Izrael, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se Irani ishte “i shkatërruar” dhe i paaftë për të pasuruar uranium apo për të prodhuar raketa balistike.
Përditësimet LIVE, 20 mars:
16:22 “Jeni një tigër prej letre”/ Trump sulmon aleatët e NATO-s për Iranin: Frikacakë, do ta mbajmë mend
Donald Trump ka sulmuar ashpër aleatët e NATO në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj Iranit. Në një deklaratë të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social, Trump u shpreh se pa Shtetet e Bashkuara, aleanca është “një tigër prej letre”. Ai kritikoi sërish vendet anëtare për refuzimin për t’u bashkuar në një përballje për të ndalur një Iran me armë bërthamore.
Ushtria izraelite ka deklaruar se ka vrarë Esmail Ahmadi-n, zyrtarin më të lartë të inteligjencës në forcën paramilitare Basij të Iranit, në një sulm të kryer të hënën, ku u vra edhe kreu i kësaj organizate. Disa ditë pas sulmit ndaj Teheranit, ushtria izraelite konfirmoi se Ahmadi, i cili shërbente si drejtues i divizionit të inteligjencës së Basij-it, ishte mes viktimave.
14:39 Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: Hera e parë në dekada, jemi të trishtuar
Për herë të parë prej dekadash, xhamia Al-Aksa u mbyll gjatë Bajramit të Madh, duke detyruar besimtarët që të luten jashtë dyerve të saj. Pasi iu ndalua hyrja në kompleksin e ndodhur pranë mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, qindra myslimanë u mblodhën të kremtonin pranë xhamisë, ku turmat që kerkonin hapësirë për lutje u përballën me gazin lotsjellës të policisë izraelite, e shumë prej tyre u detyruan të luteshin në rrugët përreth.
Qeveria e Spanjës ka miratuar një paketë ndihme prej 5 miliardë eurosh për të lehtësuar ndikimet ekonomike të luftës në Iran, duke përfshirë ulje taksash mbi energjinë.
Ushtria izraelite ka urdhëruar që njerëzit që ndodhen në një pjesë të gjerë të Liban jugor të largohen nga zonat e rrezikuara, ndërsa operacionet e saj kundër Hezbollah vazhdojnë dhe numri i të vdekurve rritet.
14:14 Franca ndalon anijen me naftë ruse në Mesdhe, reagon Macron: Synojnë të financojnë luftën e Moskës
Marina franceze ka ndaluar një tanker nafte në Mesdheun Perëndimor, i cili sipas presidentit Emmanuel Macron i përkiste “flotës hije” të Rusisë – një rrjet anijesh që lejon Moskën të eksportojë naftë pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton plane për të pushtuar ose bllokuar Ishullin Kharg të Iranit, me qëllim ushtrimin e presionit ndaj Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
12:33 Viti i Ri pers, Izraeli bombardon Teheranin, regjimi: Vendosim taksa për kalimin në Hormuz
Hyrja e Vitit të ri pers u shënua nga një valë bombardimesh të Izraelit mbi Teheran. Ushtria izraelite deklaroi se është duke shënjestruar “infrastrukturën” e qeverisë iraniane. Sulmi bëri që të akvitizoheshin menjëherë sistemet e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin iranian.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka deklaruar se siguria duhet t’u mohohet të gjithë armiqve të vendit, pas vrasjes së një ministri të lartë të inteligjencës në Teheran në fillim të kësaj jave.
Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj kryeqytetit të Teheran, ndërsa në Iran po festohej Novruzi, njohur ndryshe si Viti i Ri Persian. Gjatë natës, Irani ka lëshuar gjithashtu disa valë raketash drejt Jerusalem. Sipas raportimeve, shpërthime të forta nga sistemet e mbrojtjes ajrore janë dëgjuar vazhdimisht mbi qytet.
Regjimi iranian shënon një tjetër humbje në radhët e tij sot, pasi, siç u njoftua nga media shtetërore, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Ali Mohammad Naini, humbi jetën. Naini, i cili, siç tha Garda Revolucionare në një deklaratë, “ofroi shërbime për më shumë se katër dekada për Revolucionin Islamik”, kishte qenë zëdhënës i IRGC-së që nga korriku i vitit 2024.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Gjeneral Major Ali Mohammad Naeini, zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike, është vrarë. Transmetuesi shtetëror i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) raportoi vdekjen e Naeinit sot në mëngjes.
Një zëdhënës i Gardës Revolucionare iu përgjigj të premten në mëngjes pretendimeve të Netanyahut se Irani nuk mund të prodhojë më raketa balistike. Sipas gazetës IRAN, Gjenerali Ali Mohammad Neini pohoi se “ne vazhdojmë të prodhojmë raketa balistike edhe në kushte lufte”.
07:59 Teherani godet sërish Kuvajtin, sulmon të njëjtën rafineri nafte që shënjestroi një ditë më parë
Një zjarr shpërtheu në rafineri të kompanisë shtetërore të naftës kuvajtiane për shkak të një sulmi me dronë, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve kuvajtiane KUNA.
Shtetet e Bashkuara duket se po shtojnë përpjekjet e tyre për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke dërguar avionë luftarakë për të goditur anijet iraniane dhe helikopterë Apache për të rrëzuar dronët iranianë, raportoi sot Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë ushtarakë amerikanë.
Forcat Ajrore Izraelite kanë hedhur mbi 12,000 bomba në Iran që nga fillimi i luftës, në më shumë se 8,500 sulme ndaj objektivave të regjimit. IDF njoftoi se, nga këto, 3,600 bomba janë hedhur vetëm në Teheran.
Top Channel