Kupa e Azisë për vajza/Irani feston si një fitore rikthimin e thuajse të gjitha futbollisteve në vend.

20/03/2026 11:52

Iran festoi si një fitore rikthimin e të thuajse të gjitha futbollisteve të kombëtares iraniane për vajza që u pritën si heroina pasi dy prej tyre vendosën që të qëndronin në Australi.

Sipas pamjeve filmike të televizionit shtetëror iranian, mijëra persona iu uruan mirëseardhjen futbollisteve në sheshin Valiasr në Teheran ku ato morën lule dhe firmosën autografe në topa futbolli. Ndërkohë, u shfaq edhe një murales i madh me imazhet e disa prej lojtareve ku lexohej: ‘Vendimi im. Atdheu im’

Futbollistet që shkuan në Australi për të zhvilluar Kupën e Azisë për vajza përpara nisjes së Luftës në Iran, krijuan polemika kur në ndeshjen e parë ndaj Koresë së Jugut nuk kënduan himnin kombëtar dhe nga mediat iraniane ato u përkufizuan si ‘tradhtare’. Përballë frikës për raprezalje të mundshme, 7 prej lojtareve kërkuan azil në Australi, por në fund, 5 prej tyre vendosën të kthehen pas disa rrethanave që sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, mund të kishin lidhje me presionet apo kërcënimet kundër familjeve të tyre.

Pasi mësuan lajmin, qeveria iraniane iu bëri apel futbollisteve të ktheheshin në vend. Zëdhënësi i Ministrisë Iraniane të Jashtme, Ismail Bagaei, i siguroi vajzat e kombëtares së futbollit duke iu thënë që të mos shqetësohen: ‘Irani ju pret krahëhapur. Kthehuni në shtëpi!’-ishin fjalët e Ismail Bagaei

Kështu, 5 nga lojtaret që kërkuan azil, bënë prapakthehu në vendimin e tyre dhe vendosën të kthehen në Iran. Dy futbollistet që vendosën që të qëndrojnë në tokën australiane Fatemeh Pasandideh dhe Atefeh Ramezanisadeh, stërviten me skuadrën e Brisbane Roar

Lufta mes SHBA e Izrale dhe Iranit është në javën e tretë të saj me bombardime të vazhdueshme kundër territorit iranian në mënyrë të veçante ndaj Teheranit me këtë të fundit që është përgjigjur me sulme ndaj godinave amerikane dhe atyre energjetike në rajon dhe me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit. Irani nuk ka dhënë statistika në numrin e viktimave në territorin e tij dhe shifra e fundit e publikuar ishte ajo e 5 marsit që ishte 1230 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB