Katër tërmete brenda 30 minutash në rajonin e Epirit mëngjesin e sotëm/ Më i forti me magnitudë 4.5, lëkundjet pranë kufirit me Shqipërinë Në Kosovë namazi i Fitër Bajramit është falur në orën 06:18, nën udhëheqjen e kryeimamit të Bashkësia Islame e Kosovës, Vedat Sahiti, ndërsa hytben tradicionale e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili u është drejtuar besimtarëve me mesazhe paqeje, solidariteti dhe bashkimi.
“Sot është dita e Fitër Bajramit, dita e gëzimit, falënderimit dhe shpërblimit për ata që përjetuan ramazanin me besim dhe përkushtim”, u shpreh Tërnava.
Në mesazhin e tij, Tërnava ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave familjare, ndihmës ndaj nevojtarëve dhe forcimit të unitetit shoqëror: “Në kohën e sotme për t’u përballur me krizën morale dhe sociale kërkohet domosdoshmërish respekti ndaj pluralizmit dhe pranimi i dallimit në mes individëve, komuniteteve pa asnjë formë dominimi ekonomik, kulturor apo ushtarak”.
Kurani e dëshmon që diversiteti është element i pandashëm i natyrës njerëzore që duhet kuptuar dhe respektuar në mënyrë të përgjegjshme.
“S’ka dyshim që edhe shoqëria jonë po përballet me sfida të shumta. Shpesh shohim tensione, përçarje, vështirësi në zgjidhjen e problemeve politike apo sociale, të cilat direkt prekin jetën e qytetarit. Duhet ditur se dialogu është më i fort se përçarja, se urtësia është me e fort se zemërimi, se përgjegjësia është më e fort se interesi personal. Nëse këto vlera i kultivojmë në jetën shoqërore, shumë probleme do të zgjidheshin vet. Megjithatë mos të humbasim shpresën ngase shpresa është forca një gjë që e mban popullin gjatë”, tha ai.
Në fund ai kishte një mesazh për politiken: “Është e pa pranueshme që sot në kohë paqeje dhe në kushte të një sistemi demokratik, vendi ynë të ngecë për shkak të vullnetit politikë për kompromis, dialog, përgjegjësi dhe për pasojë zhvillimi i shoqërisë sonë të mbetet peng i krizave politike. Në moment të tilla kërkohet maturi e vetëdije e lartë shtetërore , kërkohet kulturë dialogu e mbi të gjitha kërkohet sakrificë për të vendosur interesat e vendit dhe kombit mbi çdo interes tjetër. Shoqëria jonë ka nevojë për më shumë urtësi në politikë, për më shumë kulturë dialogu dhe për më shumë ndjenjë përgjegjësie ndaj interesit publik. Historia do të gjykojë jo vetëm për vendimet që janë marrë por edhe momentet kur përgjegjësia shmanget”.
Kryesia e Bashkësia Islame e Kosovës organizoi pritjen tradicionale të urimeve në selinë e saj ku shkuan drejtuesit shtetërore dhe ata fetarë për të dhënë urimet.
Top Channel