Katër tërmete brenda 30 minutash në rajonin e Epirit mëngjesin e sotëm/ Më i forti me magnitudë 4.5, lëkundjet pranë kufirit me Shqipërinë
Këtë të enjte nafta në Shqipëri u shit me 214 lekë për litër.
Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit, si pasojë e konfliktit mes SHBA- Izrael dhe Iranit ka sjellë rritje të çmimit të naftës. Situata ka prekur edhe Shqipërinë ku rritja e çmimit është vërejtur ende pa u dhënë efektet reale në tregun botëror.
E ftuar në “Top Story”, ministrja e Ekonomisë, Dalina Ibrahimaj u përplas me këshilltarin e djathtë në Këshillin Bashkiak, Dorjan Telitin sa i përket taksës së qarkullimit.
Ibrahimaj: Ju lutem, mos iu referoni si retorika boshe, sepse janë fakte.
Teliti: Unë do flas me shifra, ndryshe nga ju.
Ibrahimaj: Po edhe unë me shifra flas. Nuk flas me retorika.
Teliti: Mbaji shënim, siç i mbajta unë.
Ibrahimaj: Shifrat janë ato që kanë treguar se rritja ekonomike ka qenë aty, në një kohë që opozita spekulonte për stakflacion, për shkatërrim ekonomik, nuk u materializua sepse ne morëm masat e duhura.
Teliti: Cila është e vërteta? E vërteta është që po të shohësh në raportet e Bankës Botërore, po të shohësh edhe raportet e inistitucioneve shqiptare, varfëria në vitet e fundit është rritur. Pikërisht se këta kanë mbajtur llafe retorikash.
Ibrahimaj: Jo, nuk është e vërtet. Ky është spekulim dhe nuk ka asnjë shifër që tregon se është e vërtetë.
Teliti: E ke varfërinë sipas INSTAT-it 46%.
Ibrahimaj: Varfëria ka ardhur në reduktim nga viti në vit.
Teliti: Doni fakte ju? Fakti është ky, të gjitha gjërat bashkë e çojnë naftën në 40% të çmimit. Ndërkohë ke një tjetër autoritet, që është qeveria, rri duarkryq dhe merr 60% të vlerës. 60% e vlerës e merr qeveria. Që do ketë ndikim, çdo konflikt ka. Po këta na dalin sot dhe na thonë: ‘Ne nuk e prekim taksën e qarkullimit, sepse ajo është e drejtë në mënyrën e saj’. Kjo zonja nuk e di ndoshta, që është ministre, që taksa e qarkullimit është që nga qeverisja e djathtë. Por atëherë ishte 7 lekë të reja dhe taksa e qarkullimit është për qarkullimin e makinave, për ndikimin që ato japin në infrastrukturë, jo në mjedis, sepse mjedisi ka taksë tjetër.
Top Channel