Berisha uron shqiptarët për Fitër Bajramin: 30 ditë agjërim, sakrifica dhe lutje, t’i lutemi zotit për mbarësi për besimtarët e familjet e tyre

20/03/2026 09:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.

Një një postim në Facebook ku ka bashkangjitur një foto me bashkëshorten e tij, Lirie Berisa, ai shkruan: “Pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët myslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.”

Postimi i plotë i Berishës:

Gëzuar Fitër Bajramin

Të dashur miq, pas 30 ditë agjërim, sakrificash dhe lutjesh besimtarët muslimanë festojnë me zemër të lehtësuar shpresën e pranimit të adhurimit dhe veprave të tyre nga Krijuesi.

Duke uruar ata dhe gjithë shqiptarët Gëzuar Fitër Bajramin, le t’i lutemi Zotit për kthimin e adhurimit të besimtarëve në mbarësi për ta, familjet e tyre dhe vendin

Top Channel

DIGITALB DIGITALB