Ishte shtruar një ditë më parë në spital/ Vdekja e ish-politikanit Umberto Bossi, çfarë ndodhi me figurën e shquar italiane Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Irani ndodhet në pikën më të dobët të tij, ndërsa Izraeli po konsolidohet si një fuqi rajonale, madje sipas tij, edhe si një fuqi globale.
Gjatë një konference për shtyp, Netanyahu theksoi se Teherani nuk është më në gjendje të pasurojë uranium dhe as të prodhojë raketa balistike, duke e paraqitur këtë si një rezultat të zhvillimeve të fundit në rajon.
Ai shtoi gjithashtu se Izraeli po kontribuon me mjetet e veta për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke mbështetur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të garantuar qarkullimin e lirë detar në këtë zonë strategjike.
I pyetur për kohëzgjatjen e konfliktit, Netanyahu u shpreh se lufta do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
“Në njërën dorë mbajmë shpatën e Davidit, ndërsa tjetrën e shtrijmë për paqe. Kujtdo që na zgjat dorën për paqe, do t’ia shtrëngojmë. Atij që na sulmon, do t’ia heqim dorën”, deklaroi ai.
Top Channel