“Shqipëria e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike”/ Rama publikon raportin: Progres në forcimin e strukturave të sigurisë

19/03/2026 09:47

Shqipëria është renditur në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index).

Raportin e ka ndarë kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, i cili shkruan se Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index). Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale”-shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB