Protesta e opozitës, Berisha thirrje qytetarëve: Më 22 mars të ngremë zërin fuqishëm. Sytë dhe mendja e partnerëve tanë janë te shqiptarët

19/03/2026 10:32

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 22 marsit, duke theksuar se vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë është e fokusuar te qytetarët shqiptarë dhe opozita.

Nga Brukseli, gjatë aktiviteteve në kuadër të 50-vjetorit të Partia Popullore Evropiane, Berisha deklaroi se reagimi qytetar është kyç për të treguar qëndresën ndaj qeverisë.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që më 22 mars të “ngrejnë zërin fuqishëm”, duke e cilësuar protestën si një “kryengritje paqësore”, që sipas tij duhet të dëgjohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Evropë dhe më gjerë.

Natyrisht, sytë, mendjet e miqve tanë, partnerëve tanë në Evropë dhe në botë janë të drejtuar tek qytetarët shqiptarë, tek opozita shqiptare, qëndresa e tyre ndaj këtij regjimi, përpjekja e tyre për largimin e tyre.
Kështu që 22 marsi, këtu nga Brukseli shfrytëzoj rastin, nga ky moment historik siç ishte kremtimi i 50-vjetorit të PPE dhe samiti i liderëve kryesorë, kancelari Merz, Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian dhe liderë të tjerë të pranishëm, pra shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje shqiptarëve më 22 mars në kryengritjen tonë paqësorë të ngremë zërin fuqishëm, të ushtojë në Shqipëri dhe në Evropë dhe në botë zëri i protestës, zëri i kryengritësve paqësorë shqiptarë.”, u shpreh Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB