PD çoi në Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit, Gjykata vendos ta marrë kërkesën në shqyrtim

19/03/2026 16:45

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë për shqyrtim kërkesën e PD-së për mënyrën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

1/5 e deputetëve kërkojnë kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit për Avokatin e Popullit. Ata kërkojnë verifikimin e zgjedhjes së Endri Shabanit.

Partia Demokratike ka çuar në janar të këtij viti në Gjykatën Kushtetuese procedurën e zgjedhjes së Endrit Shabanin si Avokat i Popullit.

Demokratët kanë kundërshtuar rrugën e ndjekur nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit nga radhët e opozitës.

Sipas PD-së, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB