Sulmi në Katar, rritet çmimi i gazit në Europë/ Dyfish më lart, nafta 113 USD për fuçi 19/03 10:52
Korporata e Naftës së Kuvajtit tha se një njësi në rafinerinë Mina Al-Ahmadi u sulmua nga një dron mëngjesin e ditës së sotme, duke rezultuar në një zjarr të vogël, raportoi Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit.
Sipas KUNA-s, nuk pati të lënduar si pasojë e sulmit.
Rafineria e naftës Mina Al-Ahmadi ndodhet rreth 40 kilometra larg kryeqytetit Kuvajt.
Më herët, forcat e armatosura të Kuvajtit thanë se mbrojtja ajrore e vendit po i përgjigjej “kërcënimeve armiqësore me raketa dhe dronë”.
Top Channel