Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, analiza nga CNN: Pse një Iran i dobësuar po këmbëngul në zgjatjen e luftës

19/03/2026 10:59

Edhe pse është goditur rëndë nga sulmet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, Irani po sinjalizon se nuk ka ndërmend të tërhiqet shpejt nga konflikti, shkruan CNN.

Sipas analizave, strategjia e Irani nuk është fitorja klasike ushtarake, por zgjatja e luftës për ta bërë atë shumë të kushtueshme për kundërshtarët.

Sulmet e fundit kanë eliminuar pjesë të rëndësishme të udhëheqjes politike dhe ushtarake iraniane, ndërsa popullsia po përballet me krizë ekonomike, mungesa dhe dëme në infrastrukturë. Pavarësisht kësaj, drejtuesit e mbetur po përdorin retorikë të ashpër, duke deklaruar se janë të gatshëm të përballojnë humbje të tjera dhe të vazhdojnë luftën.

Irani ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë në rajon, duke goditur interesa të aleatëve të SHBA-së dhe duke krijuar tension në tregjet globale të energjisë, sidomos në ngushticën e Hormuzit. Qëllimi është i qartë: të rritet kostoja ekonomike dhe politike për kundërshtarët, deri në pikën kur ata të kërkojnë kompromis.

Zyrtarët iranianë kanë vendosur kushte të forta për çdo armëpushim. Ata kërkojnë garanci që lufta të mos rifillojë, reparacione dhe një rikonfigurim të marrëdhënieve në rajon, përfshirë rolin e SHBA-së. Gjithashtu, Irani synon të rrisë kontrollin mbi ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të naftës në botë.

Ekspertët theksojnë se strategjia iraniane bazohet në luftë asimetrike: jo të fitojë në fushëbetejë, por të lodhë kundërshtarin.

Në këtë kontekst, qëllimi final i regjimit është mbijetesa dhe sigurimi i një pozite më të fortë në “ditën pas” luftës, duke detyruar palët e tjera të pranojnë kushte të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB