Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet ende për viktima

19/03/2026 17:34

Irani ka kryer një sulm në rafinerinë e naftës në qytetin e Haifas në Izrael.

Siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe, nuk dihet ende nëse ky sulm ka shkaktuar viktima.

Ministri i energjetikës së Izraelit deklaroi se sulmi në Haifa nuk preku infrastrukturën jetike të rafinerisë dhe termocentralit që furnizohet prej saj.

Pas disa minutash pezullimi të çdo aktiviteti, njoftohet se puna ka rinisur me kapacitet normal dhe në zonë u rikthye energjia elektrike.

Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit e Izraelit tha se mbeturinat e një rakete që u interceptua ranë në Haifa dhe po shqyrtohet si një incident me materiale të rrezikshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB