“Grabitja e pronës”, Shehaj kërkon interpelancë me zv.kryeministren: Rrjolli nuk mund të kalojë në heshtje

19/03/2026 17:15

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka njoftuar se ka firmosur një kërkesë për interpelancë me zv.kryeministren lidhur me situatën e pronave në Rrjoll, duke denoncuar atë që e cilëson si grabitje të hapur të pronës së banorëve.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj deklaron se prona është e shenjtë. Kryetari i Mundësia akuzon zyrtarë të lartë se po u marrin tokat qytetarëve, ndërsa shteti, sipas tij, është rreshtuar në krah të grabitësve dhe jo të pronarëve legjitimë.

Fjala e Agron Shehaj:

Sapo firmosa një kërkesë për interpelancë me zv. kryeministren në lidhje me pronat e banorëve të Rrjollit. Zyrtarë të lartë, politikanë të korruptuar dhe oligarkë të lidhur me ta u kanë rrëmbyer pronën.

Ata kanë një muaj që po protestojnë dhe shteti, në vend që të jetë në krah të banorëve, është në krah të atyre që i kanë rrëmbyer pronën, që po u mohojnë të drejtën e pronës. Prona është e shenjtë!

Partia Mundësia është në krah të protestuesve dhe të pronarëve legjitimë. Kjo është arsyeja pse do t’i kërkoj llogari zv. kryeministres se si është e mundur që shteti është me rrëmbyesit e pronave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB