Festa e Fitër Bajramit, presidenti Begaj uron shqiptarët: Qoftë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë

19/03/2026 19:01

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj i uruar shqiptarët që kjo festë të jetë një ditë gëzimi dhe solidaritet për të gjithë.

“Me rastin e festës së Fitër Bajramit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë, gëzuar e mbarësi paçi gjithmonë në familjet e juaja.

Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

Qoftë kjo festë një ditë gëzimi dhe solidariteti për të gjithë!”, shkruan Begaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB