Fermerët e Sovjanit në vështirësi, nuk kanë nisur të mbjellin tokën me qepë e patate, shkak lagështira
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë, për festën e Fitër Bajramit.
Kreu i KMSH shprehet në video-mesazh se ‘Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore, mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë.’
“Të nderuar besimtarë, të dashur qytetarë, sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, faljeje e solidariteti. Nesër kemi festën e Fitër Bajramit. Kam nderin dhe kënaqësinë t’iu përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur. Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me Zotin”, shprehet Spahiu.
“Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndjenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin. Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të larta njerëzore, mëshirën, dashurinë, faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi, bashkimi dhe mirësie për çdo familje shqiptare. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ju uroj nga zemra gëzuar Fitër Bajramin. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja dhe ju dhëntë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja”.
Top Channel