Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

19/03/2026 12:50

Në Dimal fermerët kanë dalë në protestë për çmimet e ulëta të produkteve bujqësore dhe mungesën e dëmshpërblimeve.

Ata thonë se prodhimet po shiten shumë lirë dhe se nuk u janë dhënë dëmshpërblimet e premtuara.

Një nga fermerët e prekur nga përmbytjet u shpreh “Kam bërë mbjelljet e dyta, sepse të parat ikën dhe shteti na ka harruar.”

Ndërsa një tjetër fermer, foli për çmimin e kastravecit që marrin pikat e grumbullimit, duke e cilësuar si abuzive. “Situata për momentin është shumë keq. Ne kishim një çmim, pikat e kanë çuar çmimin në 60 lekë, pra 20 lekë më pak. Ne kërkojmë nga shteti të vendosin tabelat në çdo pikë grumbullimi, sepse e marrin me fatura dore. Ky është abuzim. I gjithë faji është te pikat e grumbullimit, të shihen nga tatimet”, shprehet një nga fermerët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB