Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

19/03/2026 16:38

4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e sotme në një banesë në një fshat të Peqinit, e cila është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës i cili është shpallur në kërkim.

Një aksion i befasishëm i kryer në bashkëpunim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan bëri të mundur identifikimin e një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në një banesë në Peqin.

Sipas informacioneve zyrtare banesa është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa i cili u shpall në kërkim.

Aksioni i policisë u zhvillua pas informacioneve për veprimtari të paligjshme të Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës.

Operacionin e ka zhvilluar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB