LIVE/ Teherani godet dy herë impiantin më të madh të gazit në botë, Izraeli vijon fushatën kundër Hezbollahut në Liban. SHBA gati të vendosë trupa tokësore në Iran e Hormuz
Një avion luftarak amerikan F-35 ka kryer një ulje emergjente në një bazë ajrore amerikane në Lindjen e Mesme, pasi dyshohet se është dëmtuar nga një zjarr iranian.
Kapiteni Tim Hawkins, zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së, deklaroi se avioni i gjeneratës së pestë “po fluturonte në një mision luftarak mbi Iran” kur u detyrua të bënte ulje emergjente. Sipas tij, avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe incidenti është nën hetim.
“Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe piloti është në gjendje të qëndrueshme”, tha Hawkins. “Ky incident është nën hetim”, shtoi ai.
Nëse konfirmohet, ky do të ishte rasti i parë që Irani godet një avion amerikan në konfliktin që ka nisur në fund të shkurtit. Si SHBA-të ashtu edhe Izraeli po përdorin avionë F-35 në këtë konflikt, kostoja e një avioni të tillë i kalon 100 milionë dollarët.
Ulja emergjente vjen në një kohë kur zyrtarë të lartë amerikanë vijojnë të pretendojnë sukses në fushatën kundër Iranit. Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të enjten në mëngjes se SHBA-të po “fitojnë me vendosmëri” dhe se mbrojtja ajrore e Iranit është “rrafshuar”.
Top Channel