SHBA përdor bomba “shkatërruese bunkerësh”/ Dyshimet se Irani fsheh armë në thellësi nën tokë
Një sulm me dronë ukrainas mbrëmjen e ditës së djeshme në Krasnodar të Rusisë, i ka mori jetën një personi, sipas guvernatorit rajonal Veniamin Kandratyev.
Sipas informacionit zyrtar nga autoritetet ruse, sulmi u krye me dronë, duke goditur prona në qytetin e Krasnodarit.
Guvernatori rajonal, Veniamin Kandratyev, njoftoi se një person u vra në sulm, të cilin e përshkroi si “terrorist”.
“Një person u vra në një sulm terrorist me dronë në Krasnodar”, tha ai në një postim në Telegram, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimës.
Ai tha gjithashtu se tre ndërtesa u dëmtuan gjatë sulmit.
Sipas të njëjtit informacion, një zjarr shpërtheu në njërën nga ndërtesat e prekura, i cili u shua shpejt nga autoritetet.
Autoritetet lokale nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi identitetin e viktimës ose shkallën e dëmit në zonë.
Top Channel