U aksidentua rëndë mesditën e sotme në aksin Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital 45-vjeçari, viktima polic i burgjeve

18/03/2026 17:05

Ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit të aksidentuar mesditën e sotme në fshatin Lumalas, në aksin Korçë-Maliq.

Sipas informacioneve, 45 vjeçari Krenar Çekiçi, ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës.

Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.

45-vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

Lexo edhe: Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej shoferëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB