Tensionet në Lindjen e Mesme, qeveria italiane miraton dekretin për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve për 20 ditët e ardhshme 18/03 21:38
Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur mbi 200 objektiva të regjimit iranian gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot ushtria izraelite (IDF).
Sipas zëdhënësit të IDF, dhjetëra avionë luftarakë izraelitë kanë sulmuar zona në Iranin perëndimor dhe qendror, duke përfshirë vende të përdorura për ruajtjen dhe lëshimin e raketave balistike dhe dronëve, sistemet e mbrojtjes ajrore, si dhe vendet e prodhimit të armëve.
Zëdhënësi shtoi se sulmet synojnë të minimizojnë kapacitetin sulmues të regjimit iranian ndaj shtetit të Izraelit dhe të forcojnë superioritetin ajror të Izraelit në rajon.
Top Channel