Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve
Izraeli ka shënjestruar ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, gjatë një sulmi ajror të zhvilluar në Teheran.
Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar izraelit, i cili theksoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse Khatib ka humbur jetën. Sulmi vjen vetëm një ditë pas vrasjes së zyrtarit të lartë të sigurisë iraniane, Ali Larijani, duke sinjalizuar një përshkallëzim të drejtpërdrejtë ndaj lidershipit të Irani.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se vendi do të vijojë goditjet ndaj drejtuesve iranianë. “Kryeministri dhe unë kemi udhëzuar forcat e armatosura të vazhdojnë ndjekjen e udhëheqjes së regjimit në Iran”, u shpreh ai.
Zhvillimet e fundit tregojnë një intensifikim të strategjisë izraelite për të goditur strukturat drejtuese të Iranit, duke rritur tensionet dhe rrezikun për një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.
Top Channel