Rritja e çmimit të naftës/ Aplikimi i taksës për litër, Ibrahimaj: Politikë e drejtë, kush konsumon më shumë paguan më shumë

18/03/2026 13:52

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka folur për rritjen e çmimit të naftës dhe vendimmarrjet për këtë situatë.

“Në ditët e fundit kemi dëgjuar propozime të përfaqësive të bizneseve mbi ndryshimet e strukturës së çmimeve të karburantit. Ne kemi analizuar nëse do të ishte me vend nëse do të dilnim me një ndryshim të strukturës së taksave. Arsyeja kryesore që kemi vendosur që taksën ta aplikojmë për litër është se në parim të politikave tona, është në parimin që ai që konsumon më shumë paguan më shumë.

E vërteta është që ato makina që qarkullojnë më shumë përdorin më shumë naftë, ndotje mjedisore, një makinë që konsumon më shumë paguan më pak. Është një politikë e drejtë, pasi individët mund të zgjedhin të konsumojnë më pak. Mendoj që është një politikë e drejtë.

Nuk jemi në situatën për të bërë ndërhyrje për nivelin e taksimit. Sa i përket efekteve, kursi ka qene i stabilizuar, pra ajo që dua të garantoj është që jemi në monitorim të vazhdueshëm, monitorimi është ditor, tha Brahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB