Përplasen rëndë dy makina në aksin Korçë-Maliq, dërgohet me urgjencë në spital njëri prej shoferëve
18/03/2026 13:28
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin Korçë-Maliq.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas.
Mësohet se i plagosur nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i njërit prej dy mjeteve, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas policisë, përplasja ka qenë e fortë mes dy mjeteve ndërsa një mjet i tretë është ndodhur në afërsi të tyre, por ka pësuar vetëm gërvishtje.
Policia e qarkullimit rrugor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel