LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë
Ministria e Brendshme e Katarit njofton se zjarri në zonën industriale të Ras Laffan-it është vënë nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar.
Ministria e Mbrojtjes e Katarit raportoi se pesë raketa u lëshuan drejt vendit gjatë ditës nga Irani. Katër prej tyre u kapën, ndërsa njëra ra në zonën industrial Ras Laffan, duke shkaktuar zjarri që më pas u neutralizua.
Katari thotë se sulmet “e paturpshme” me raketa në zonën industrial Ras Laffan janë një “kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e tij kombëtare dhe stabilitetin e rajonit”.
“Pala iraniane vazhdon politikat e saj përshkallëzuese që po e shtyjnë rajonin drejt humnerës dhe po tërheqin në rrethin e konfliktit edhe vende që nuk janë palë në këtë krizë”, shkroi ministria e jashtme e vendit në mediat sociale.
Top Channel