Ndezën zjarr në një sipërfaqe toke dhe dogjën 7 dynym bimësi, procedohen dy persona në Bulqizë
18/03/2026 09:08
Dy persona janë proceduar pasi ndezën zjarr në një sipërfaqe toke dhe dogjën 7 dynym bimësi.
Këta shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se kanë ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Dragu, ku për pasojë, u dogjën 7 dynymë bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Top Channel