S’ka si të ndodhte ndryshe/ Kim Jong-un fiton zgjedhjet e radhës, votohet nga 99.3% e popullit
Duke marrë shkas nga rritja e çmimit të hidrokarbureve, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës për të përballuar impaktin e krizës aktuale globale, e shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.
Rama tha se çmimi është rritur me rreth 40% në bursa, ndërsa sipas tij, rritja në Shqipëri ka ndodhur në mënyrë të moderuar.
“Aktualisht kam marrë informacion nga ministrat dhe përpara t’jua kaloj fjalën atyre, dëshiroj të shpreh një farë mënyre konsideratën pozitive për qasjen tuaj, e cila ka qenë një qasje e përgjegjshme, nëse në tërësi, në treg dhe përmes bursave është konstatuar rritje 40% që shkakton represion të madh, në Shqipëri çmimi është rritur në mënyrë më të moderuar sesa rritja që është parë në disa vende të tjera”-tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se ligji për rezervat shtetërore është në konsultim publik, si dhe nisa që shteti të futet në treg si distributor shumice.
“Sfida është e hapur, nuk di të thotë askush kur do të mbyllet ajo betejë, që mban çmimin e naftës. Nuk dihet sesi do shkojë çmimi në bursë, por do bëjmë atë që na takon. Duke filluar nga rezervat, konsiderohet që ju keni një rezervë të arsyeshme, e cila fizikisht është aty. Mbetet për t’u monitoruar gjithë situata.
Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, tre muaj dhe dua t’ju them që jemi në punë për të finalizuar edhe një nismë për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror, që do ta bëjmë më të lehtë për ju punën“-tha Rama.
Top Channel