LIVE/ Izraeli vret ministrin iranian të Inteligjencës, SHBA tenton të sigurojë Hormuzin. Irani godet Katarin, në flakë impianti më i madh i gazit në botë

18/03/2026 21:06

SHBA-të, Izraeli dhe Irani po vijojnë sulmet konstante ndaj njëra-tjetrës, teksa radhët e udhëheqjes iraniane sa vijnë e tkurren.

Pas vrasjes së numrit 2 të Iranit, Ali Larijanit, gjatë ditës së djeshme, Teherani premtoi se do të fillonte sulme hakmarrësve ndaj Izraelit. Ndaj Tel Aviv, e filloi ditën me kaos pasi një breshëri raketash balistike goditi kryeqytetin izraelit. Si pasojë e tyre humbën jetën 2 të moshuar pasi një raketë iraniane goditi kompleksin ku ata jetonin.

Forcat izraelit mbrëmjen e ditës së djeshme vranë një tjetër zyrtar të lartë iranian, këtë herë, ministrin e inteligjencës së Iranit Esmail Khatib. Por Izraeli nuk u ndal me kaq pasi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme vijoi fushatën ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban, teksa mediat vendase raportuan se në Beirut për shkak të sulmeve izraelite humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 24 të tjerë.

Viktimë e sulmeve iraniane ka qenë sërish edhe Iraku, teksa pranë ambasadës amerikane në Bagdad u dëgjuan disa shpërthime.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vendosën të godisnin disa baza raketore iraniane rreth Ngushticës së Hormuzit, në një përpjekje për të siguruar kalimin e anijeve të naftës, në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se një sulmi nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor të gazit në vend në zonën industriale të Ras Laffan-it.

Përditësimet LIVE, 18 mars

20:53 Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vetme të NATO-s që mbështesin publikisht ofensivën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Sipas një artikulli të Forbes, nga 32 anëtarët e NATO-s, vetëm pesë vende kanë dalë publikisht në mbështetje të ofensivës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, mes tyre edhe Shqipëria.

20:48 Pak minuta pas sulmit në impiantin e gazit, vihet në kontroll zjarri në zonën industriale të ‘Ras Laffanas’, detajet e para

Ministria e Brendshme e Katarit njofton se zjarri në zonën industriale të Ras Laffan-it është vënë nën kontroll dhe nuk ka persona të lënduar.

20:31 Video/ Goditja e impiantit më të madh të gazit në botë, reagon ministria e Katarit: Një kërcënim kombëtar, do t’i përgjigjemi sulmit

Ministria e Brendshme e Katarit ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë brenda shtëpive, për shkak të një niveli të lartë të kërcënimit për sigurinë.

20:20 Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha materiale

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se një sulmi nga Irani i ka shkaktuar një zjarr masiv në impiantit kryesor të gazit në vend në zonën industriale të Ras Laffan-it.

20:10 Tensionet në Lindjen e Mesme, IDF: Kemi goditur mbi 200 objektiva iraniane gjatë 24 orëve të fundit

Forcat Ajrore Izraelite kanë goditur mbi 200 objektiva të regjimit iranian gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi sot ushtria izraelite (IDF).

19:23 Një tjetër zyrtare “trazon” Trumpin, drejtoresha e Inteligjencës: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

Një ditë pas dorëheqjes së drejtorit të Antiterrorit, Joe Kent, me argumentin se Irani nuk përbënte kërcënim për t’u sulmuar, shefja e Inteligjencës Amerikane trazoi sërish administratën e Donald Trump.

19:22 Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane/ Rritet me 5% çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës kapërcyen sërish në vlerën e rreth 110 dollarë për fuçi.

18:24 Vrasja e dy zyrtarëve të lartë iranianë/ Teherani “pushtohet” nga turma njerëzish, qytetarët nderojnë liderët e rënë

Turma të mëdha qytetarësh janë mbledhur në Teherani për të marrë pjesë në funeralet e dy zyrtarëve të lartë iranianë, të vrarë gjatë sulmeve ajrore këtë javë.

18:01 “Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim”/ Vrasja e Ali Larijanit, reagon lideri i ri i Iranit: Herët a vonë, do ta paguani

Udhëheqësi Suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për vrasjen e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit.

17:48 Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, Irani paralajmëron ‘armikun’ amerikan: Do të hakmerremi shumë shpejt

Forcat e armatosura të Irani kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime vendimtare në përgjigje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

16:02 Sulmet izraelite në Teheran, Presidenti i Iranit konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës

Presidenti i Iranit ka konfirmuar se ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, është vrarë.

15:43 Frika nga sulmet izraelite, Irani lëshon urdhër evakuimi për objektet energjetike në Gjirin Persik

Irani ka lëshuar urdhra urgjentë evakuimi për disa objekte energjetike në rajonin e Gjirit Persik, duke paralajmëruar se ato mund të jenë në shënjestër të sulmeve në orët në vijim.

12:22 Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve

Industria amerikane e mbrojtjes po përballet me presion për të rritur prodhimin për të përmbushur nevojat që po krijon konflikti me Iranin, duke nxjerrë në pah tensionet midis kompanive dhe administratës Trump.

12:19 NATO apo Ngushtica e Hormuzit? Dilema që po e mundon Trump gjatë konfliktit me Iranin, përplasja me Macron dhe e ardhmja e marrëdhënies SHBA-BE

Marrëdhëniet euroatlantike duket se po hyjnë në një epokë hakmarrjeje, pasi refuzimi i një numri kryeqytetesh evropiane për të ndihmuar armadën që Presidenti i SHBA-së Donald Trump po përgatit për të mbrojtur lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit po shkakton tani tronditje gjeopolitike.

11:46 Sulmet në Bejrut, Izraeli: Shënjestruam krahun financiar të Hezbollahut

Izraeli ka deklaruar se sulmet ajrore gjatë natës në Bejrut kishin në shënjestër “krahun financiar” të Hezbollahut.

10:59 Sulm gjatë natës në Teheran, Izraeli shënjeston ministrin iranian të Inteligjencës

Izraeli ka shënjestruar ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib, gjatë një sulmi ajror të zhvilluar në Teheran. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar izraelit, i cili theksoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse Khatib ka humbur jetën.

10:56 Analiza e The Guardian/ Vrasja e Ali Larijanit, ja pse vdekja e tij mund të jetë humbje më e madhe për Iranin se ajo e Khameneit

Vrasja e Ali Larijanit nga një sulm izraelit nuk është vetëm një goditje tjetër për udhëheqjen iraniane, por mund të përbëjë një humbje me pasoja më të thella dhe më komplekse sesa edhe vdekja e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei në fillim të luftës.

10:53 Irani fajëson SHBA për sulmet në Gjirin Persik, Teherani: Objektiv ishin forcat amerikane

Irani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për sulmet e fundit në qytetet e vendeve të Gjirit, duke pretenduar se objektiv i tyre kanë qenë vetëm forcat amerikane.

Ministri i Jashtëm iranian, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se goditjet nuk kanë qenë të drejtuara ndaj civilëve, por ndaj pranisë ushtarake amerikane në rajon.

10:43 Sulm ndaj bazës ajrore me ushtarë australianë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një sulm me raketë nga Irani ka goditur një bazë ajrore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të dislokuar ushtarë australianë, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në disa struktura.

09:53 SHBA përdor bomba “shkatërruese bunkerësh”/ Dyshimet se Irani fsheh armë në thellësi nën tokë

Përdorimi nga SHBA-të i bombave të fuqishme shkatërruese bunkerësh konsiderohet si një tregues i qartë se Irani dyshohet të mbajë një pjesë të madhe të arsenalit të tij ushtarak të fshehur thellë nën tokë.

09:44 Analiza nga DW: Ç’do të thotë lufta në Iran për industrinë e mbrojtjes së Amerikës?

Kompanive amerikane të mbrojtjes po u kërkohet të rrisin prodhimin për të plotësuar nevojat e reja që krijohen nga lufta në Iran. Kjo po e thellon edhe më shumë përplasjen ekzistuese mes tyre dhe administratës Trump.

09:15 Përshkallëzohet situata gjatë natës në Lindjen e Mesme/ Izraeli godet Bejrutin, Irani kundërpërgjigjet me sulme në rajon

Të paktën 6 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit në qendër të Bejrutit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban.

Shtetet e Bashkuara njoftuan se kishin goditur baza raketore iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, duke përdorur bomba që depërtojnë në bunkerë.

08:40 “Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”, ministri i jashtëm iranian: Izraeli e tërhoqi SHBA-në në këtë luftë

Vrasja e Ali Larijanit, sekretarit të fuqishëm të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, nga Izraeli nuk do të jetë një goditje fatale për udhëheqjen e Iranit, tha Ministri i Jashtëm i vendit, Abbas Araghchi, në një intervistë me Al Jazeera.

07:59 Irani breshëri raketash drejt Izraelit, humb jetën çifti i moshuar në Tel Aviv

Dy persona humbën jetën në orët e para të së mërkurës në një zonë të Tel Avivit gjatë një sulmi iranian.

07:47 Akuzohej për spiunazh për Izraelin, ekzekutohet një shtetas në Iran

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar një burrë të akuzuar për spiunazh për Izraelin, raportoi agjencia e lajmeve Mizan e gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB