Ishte larguar nga shtëpia e saj që prej mëngjesit të sotëm, gjendet në kryeqytet 14-vjeçarja nga Durrësi
18/03/2026 20:56
Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm.
Lajmi konfirmohet për TCH nga policia e Durrësit e cila e shpalli të miturën në kërkim pas marrjes njoftim nga familja e saj.
Ndërkohë policia e Tiranës ka informuar atë të Durrësit për të kthyer të miturën tek familja e saj.
Dyshohet se vajza mund të jetë konfliktuar me dikë dhe ka marrë vendimin e largimit nga banesa, duke lënë dhe një shënim “Po largohem, mos më kërkoni”.
Top Channel