I dënuar me burg për drogë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, anëtar i një grupi kriminal

18/03/2026 14:58

Është arrestuar një 48-vjeçar në Shkodër, i cili rezulton i dënuar me burg për prodhim dhe shitje droge.

Sipas uniformave blu, shtetasi Emiljan Hajdaraj, është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga gjykata e Shkodrës.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.
I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”.

Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 2”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:

-E. H., 48 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB