Kryeministri Edi Rama ka folur për transportin dhe tregtimin e naftës në vendin tonë, duke njoftuar edhe disa ndryshime në monitorimin e tyre.
Ai u shpreh se persona të autorizuar do të monitorojnë me ekrane, në ambiente të posaçme, lëvizjet e transportit të naftës në kufij.
“Do të mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit dhe do ta ndjekim nga shumë larg, pa shqetësuar shoferët që kur nisen të kalojnë kufirin kanë nga mbrapa doganierë. Ndjekja do të bëhet me teknologji, që nuk e sheh dot asnjë sy, sado i interesuar të jetë.
Nga hyrja në port, deri tek dalja në kufi, të gjitha mjetet do të jenë në ekran në një vend që do të hyjnë njerëz që do të kenë certifikatë sigurie. Besoj që këto do të ju lehtësojnë punën sepse do të shpëtoni nga konkurrentët e pandershëm që nuk janë mes jush, janë fantazma. Do të na lehtësojnë sa i përket nivelit të evazionit fiskal, që gojët e liga thonë që në këtë sektor është shumë i madh”, tha Rama.
Top Channel