E rëndë Prishtinë/ Prindërit dhunojnë 5-vjeçarin, dyshohet se i prenë gishtat e këmbës, reagon spitali: Është në kujdes intensiv
Kosova u lavdërua nga BE-ja për miratimin e Ligjit për të huajt dhe u shpërblye me heqjen e plotë të masave shtrënguese ndaj saj.
Ndërkohë me Serbinë, blloku nuk po i fsheh pakënaqësitë. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Tonino Picula, deklaroi se reformat në këtë vend janë “ngadalësuar ndjeshëm” në disa fusha, duke shënuar regres të dukshëm sidomos në raport me sundimin e ligjit dhe standardet e demokracisë. Ai theksoi se situata është polarizuar dhe e tensionuar, ndërsa ritmi i procesit të anëtarësimit në BE ka ngecur prej vitesh. Fajin kryesor për këtë stanjacion, zyrtari ia faturon përparimit të kufizuar në dialogun me Kosovën, mungesës së përputhshmërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, retorikës kundër zyrtarëve evropianë, përkeqësimit të kushteve për mediat dhe shoqërinë civile, si dhe moszbatimit të rekomandimeve për reformën zgjedhore.
“Angazhimet vetëm me deklarata nuk kanë sjellë rezultate në transformimin e vendit, përkundrazi, fatkeqësisht e larguan atë nga anëtarësimi. Edhe pse Serbia ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Europian përfaqëson qëllimin e saj strategjik, ne shohim që detyrimet e marra shpesh nuk pasqyrohen në praktikë, siç ishte rasti i bojkotit të samitit BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit të kaluar, dhe pjesëmarrja ndërkohë në paradën ushtarake në Moskë majin e atij viti”, shkruan Tonino Picula, Raportues për Serbinë në Parlamentin Europian.
Gjendja e mediave në Serbi po ashtu u cilësua si “tronditëse”, ndërsa Picula tha se sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve po e rikthejnë vendin në “kohë të errëta”. Disa deputetë të misionit të Parlamentit Europian që vizituan Serbinë në janar kritikuan mungesën e gatishmërisë për takime dhe retorikën armiqësore të autoriteteve, veçanërisht presidentit Aleksandar Vuçic dhe kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiç.
Përfaqësues të Komisionit Europian e bënë të qartë se ritmi i negociatave për anëtarësim të Serbisë, do të varet shumë nga përparimi në sundimin e ligjit si dhe marrëdhëniet me Kosovën.
Top Channel