“7 inspektorë të AKU-së nën hetim”, Inspektori i Përgjithshëm: Do t’i nënshtrohen masës disiplinore
Tre persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe për vjedhje të automjeteve, drogë dhe armëmbajtje pa leje.
Një 22-vjeçar ra në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur dy makina, në fshatin Selcë. Po ashtu u arrestuan dhe dy xhaxhallarët e tij, pasi në banesën e tyre u gjetën 2 armë gjahu, dhe 1 kg e 150 gramë kanabis.
“Zbardhen 2 raste të vjedhjes së automjeteve, në fshatin Selcë, vihet në pranga 22-vjeçari. Ai u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin që e kishte vjedhur 2 ditë më parë. Posedonin 1 kg e 150 gramë kanabis dhe 2 armë gjahu, në banesë, vihen në pranga 2 shtetas (xhaxhallarët e 22-vjeçarit).
Sekuestrohen 2 automjetet e vjedhura, 2 armët e gjahut dhe lënda narkotike. Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes dhe të veprimtarive të tjera kriminale, si dhe për kapjen e autorëve të tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë arrestuar shtetasit:
-M. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Zagorë. Ky shtetas u kap në flagrancë dje, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin dyshohet se e ka vjedhur më datë 15.03.2026, në fshatin Selcë. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur një tjetër automjet, në fshatin Selcë, më datë 03.08.2025, i cili u gjet i parkuar përpara banesës së tij.
-B. Gj., 39 vjeç, dhe E. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Zagorë, pasi gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 armë gjahu (çifte) që i mbanin pa leje dhe 1 kg e 150 gramë lëndë të dyshuar cannabis sativa.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel