Netanyahu autorizon aksionin e menjëhershme të IDF ndaj udhëheqësve iranianë dhe të Hezbollahut: Tani mund të veproni pa miratim politik
Një zjarr shpërtheu në një pallat luksoz banimi në Manhattan, duke ngritur një re të mëdha tymi mbi zonë dhe duke shkaktuar alarm mes banorëve.
Sipas autoriteteve të zonës, zjarri nisi rreth orës 11:30 sipas orës lokale në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën e Hudson Yards.
Ndërtesa ku ndodhi zjarri njihet si ‘The Set’, një kompleks apartamentesh që ofron kushte banimi të ngjashme me hotelin në zemër të Manhattan-it.
Sipas mediave lokale, banorët dhe stafi i kuzhinës së restorantit Greywind, i cili ndodhet në këtë ndërtesë, u detyruan të evakuohen për arsye sigurie. Disa banorë thanë se nuk dëgjuan asnjë alarm zjarri ndërsa tymi kalonte pranë dritareve të apartamenteve të tyre.
Një banore e ndërtesës, Elizabeth Schmidt, tregoi se ishte në katin e 25-të gjatë një telefonate online kur vuri re tymin.
“Po flisja në Zoom dhe pashë tymin nga dritarja. Ia tregova personit me të cilin po flisja dhe e pyeta nëse dukej si zjarr. Në atë moment ishte bërë një re shumë e madhe tymi dhe nuk dëgjova asnjë alarm”, tha ajo për mediat lokale.
Autoritetet zjarrfikëse bëjnë të ditur se shkaqet e zjarrit janë të paqarta dhe se janë ende nën hetim nga inspektorët e zjarrfikësve.
🚨 BREAKING: Firefighters are battling a large rooftop fire on East 43rd Street in Manhattan near Grand Central.
Heavy black smoke is visible across the city as crews work to contain the blaze; cause remains unknown.pic.twitter.com/4ghNY3LGRb
— Derrick Evans (@DerrickEvans4WV) March 17, 2026
Top Channel