Deklaratat e drejtorit të antiterrorizmit pas dorëheqjes për Iranin, reagon Shtëpia e Bardhë: Pretendime të rreme, iranianët ishin të rrezikshëm
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar ndaj refuzimit të aleatëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara në Europë për të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.
“Nuk jam i befasuar nga sjellja e tyre, pasi gjithmonë e kam konsideruar NATO-n, për të cilën ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për të mbrojtur pikërisht këto vende, si një rrugë me një drejtim, ne i mbrojmë ata, por ata nuk bëjnë asgjë për ne, sidomos në momentet e nevojës”, shkruan presidenti amerikan në platformën Truth Social.
“Fatmirësisht, ne kemi shkatërruar forcat e armatosura të Iranit” dhe “pikërisht falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm ushtarak, nuk kemi më nevojë dhe as dëshirë për ndihmën e vendeve të NATO-s; nuk kemi pasur kurrë nevojë për të”-tha Trum.
Presidenti i SHBA, shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për Japoninë, Australinë apo Korenë e Jugut.
“Në fakt, duke folur si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi më i fuqishëm në botë, nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt!”, përfundoi Trump.
Top Channel