Pas anulimit të ‘Finalissima’, Argjentina do të luajë miqësore me Guatemalën
Ylli brazilian Neymar ka shprehur zhgënjimin e tij pasi nuk u përfshi në listën e Kombëtares së Brazilit për ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Kroacisë, të përzgjedhura nga trajneri Carlo Ancelotti.
Sulmuesi u shpreh hapur për ndjenjat e tij, duke theksuar se vendimi e ka prekur emocionalisht.
“Jam i mërzitur dhe i trishtuar që nuk jam thirrur. Nuk mund të hesht për këtë,” deklaroi ai për MadHouseTV, pas një ndeshjeje në Kings League.
Megjithatë, Neymar theksoi se mbetet i përqendruar në rikthimin e formës optimale fizike dhe në objektivat afatgjata.
“Fokusi im mbetet i njëjtë: ditë pas dite, stërvitje pas stërvitjeje dhe ndeshje pas ndeshjeje,” u shpreh ai, duke shtuar se lista përfundimtare për kompeticionet e ardhshme është ende e hapur.
Pavarësisht zhgënjimit, lojtari i Santos nuk e ka humbur besimin se do të rikthehet në Kombëtare dhe të jetë pjesë e ekipit për Kupën e Botës.
“Ëndrra është ende gjallë. Ne do ta arrijmë qëllimin tonë,” tha ai me optimizëm.
Neymar nuk ka luajtur për Brazilin që nga tetori i vitit 2023, kur u dëmtua në një ndeshje kualifikuese kundër Uruguait. Që atëherë, ai ka kaluar një periudhë të vështirë me dëmtime dhe probleme muskulore, duke qenë më shumë jashtë fushës sesa në lojë.
Top Channel