Rritet bilanci i viktimave në Liban/ Shkon në 912 numri i të vdekurve që nga fillimi i luftës, mbi 2 mijë të plagosur
Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetar në 23 maj, një vit pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Por për Tritan Shehun, deputet demokrat dhe ish-drejtues i kësaj force politike, zgjedhjet e muajit maj do të jenë një rikonfirmim për Sali Berishën.
Në një status në faqen e tij në Facebook, ai shprehet i bindur se vetëm me PD-në e Berishës, Shqipëria mund të ribëhet.
“Kryetari i PD rizgjidhet më 23 Maj! Një rikonfirmim ky në prag të ndryshimeve thelbësore që e presin Shqipërinë e shqiptarët. Në prag të rivendosjes së demokracisë, vlerave njerëzore e shoqërore. Rolit lider rajonal të Shqipërisë. Fundit të regjimit e realizimit të aspiratës sonë europiane. Me PD e Berishën Shqipëria do të ribëhet” – shkruan Shehu.
Top Channel