Teknologjia që u përdor nga CIA për të lokalizuar pilotin amerikan në Iran, çfarë është ‘Ghost Murmur’?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lufta me Iran është një “ekskursion i vogël” dhe pritet të përfundojë brenda dy javësh.
Komentet u bënë gjatë një aktiviteti në Kongresin e SHBA-së, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, në kuadër të festimeve për St. Patrick’s Day.
“Nuk do të zgjasë shumë… jemi padyshim përpara afatit,” u shpreh Trump gjatë fjalës së tij.
Deklarata e Presidentit amerikan vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave dhe analistëve ndërkombëtarë.
Përdorimi i termit “ekskursion i vogël” për një konflikt të mundshëm ka ngritur pikëpyetje dhe reagime, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe pasojat që një përplasje me Iranin mund të sjellë në rajon dhe më gjerë.
Top Channel